Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, ka prezantuar Projekt Planin e ndërtimit të Parkut Rekreativ në Zonën Turistike Strazhë, i cili do të realizohet këtë vit.
Drejtoresha Pranvera Zharku, tha se ndërtimi i një parku rekreativ në zonën Turistike Strazhë është një mundësi e shkëlqyeshme për të rritur atraktivitetin e destinacionit dhe për të ofruar një eksperiencë të re dhe të paharrueshme për vizitorët, duke shtuar se synimi është të përmirësojmë jo vetëm përvojën e udhëtarëve, por edhe të sigurojmë një impakt pozitiv në mjedis dhe komunitetin vendas.
Një prej pikave kryesore të projektin është zhvillimi i infrastrukturës së qëndrueshme turistike, ndërsa këto janë vetëm disa prej përpjekjeve të drejtorisë për të ndryshuar mënyrën se si praktikohet turizmi.