Kompania “ Eurofood” zgjeron aktivitetin edhe në Komunën e Kaçanikut- së shpejti hapet fabrika e ujit “ Sharri”
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Drejtorin e Kompanisë “ Eurofood” nga Prizreni Mehmet Shalla si dhe konsulentin e kësaj kompanie Daut Ese.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie njoftuan se tashmë aktivitetin e tyre po e zgjerojnë edhe në Komunën e Kaçanikut, ku tashmë sipas tyre është në fazën finale hapja zyrtare e fabrikës së ujit” Sharri” në fshatin Bajnicë, ndërsa bënë të ditur se prodhimi do te zgjerohet edhe në produkte të tjera, ku do të stimulohet edhe prodhimi dhe shitja e produkteve bujqësore nga ana e qytetarëve të komunës sonë. Ata falenderuan Komunën e Kaçanikut për bashkëpunimin si dhe në krijimin e lehtësirave administrative në hapjen e fabrikës.
Kryetari Besim Ilazi, përgëzoi përfaqësuesit e kompanisë për punën dhe zgjerimin e saj në prodhimin e shumë produkteve. Kryetari Ilazi premtoi bashkëpunime dhe angazhim maksimal të stafit për zhvillimin sa më të shpejtë të procedurave të nevojshme administrative për të gjithë investitorët që dëshirojnë të investojnë në komunën tonë dhe të shtojnë numrin e vendeve të reja të punës.
Përfaqësuesit e kompanisë, në mënyrë simbolike, i dhuruan komunës një sasi të konsiderueshme të ujit, i cili tashmë ka filluar të prodhohet në fabrikën në Komunën e Kaçanikut, e i cili do të shfrytëzohet për nevojat e aktiviteteve të ndryshme komunale.