Paris Saint-Germaini do të mundohet “të lirohet” edhe nga Neymari gjatë verës që vjen.
Por, pengesa kryesore që është paraqitur, krahas rrogës faraonike që e merr braziliani, është ai i gjendjes së tij fizike.
Problemi me nyjën e djathtë të këmbës është duke i bërë probleme që nga viti 2017, siç raporton mediumi “Le Parisien”, përcjell “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës paguhet më shumë se 41 milionë euro, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.
Drejtuesit e klubit frikësohen se Neymari nuk do të arrinte as t’i kalojë vizitat tradicionale mjekësore në gjendjen aktuale.
Kjo i bie që kampioni aktual francez do ta ketë të vështirë ta shesë brazilianin, për të cilin thuhet se interesim kanë shfaqur klubet e Premierligës.