Ka ndërruar jetë Bob Lee (43-vjeçar), një nga krijuesit e Android dhe aplikacionit popullor të pagesave celulare Cash App. CNN raporton se manjati i teknologjisë vdiq pasi u godit me thikë në San Francisko.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Josh Goldbard, drejtor i kompanisë MobileCoin ku Lee punonte. Goldbard e përshkroi Lee si “një forcë e vërtetë e natyrës”.
“Ai u krijua për botën që po krijohet tani. Ai realizoi gjithçka që i vinte në mendje, sado e çmendur të ishte”, deklaroi Goldbard. Ai njoftoi në Twitter se ka më shumë pyetje sesa përgjigje në lidhje me vdekjen e Lee.