Ditën e djeshme, babai i Kiarës, ka folur lidhur me komentet negative për moderatore.
Një koment lidhur me dy opinionistët nuk mungoi, shkruan lajmi.net.
Ai ka kundërshtuar qëndrimet e tyre, teksa u shpreh se i dhemb se ata zgërdhihen dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme.
Një reagim jo i drejtpërdrejtë nga ana e Zhaklin Lekatarit.
Një prej ndjekësve i ka dërguar videon e të atit në mesazh, ndërsa opinionistja ka “shokuar” me reagimin e saj.
Ajo dërgoi linkun e shërbimit të psikiatrisë, duke ironizuar kështu komentet e babait të Kiarës, një veprim që po komentohet shumë në rrjet ditën e sotme./