Është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës.

E në këtë seancë janë rikthyer deputetë e Listës Serbe, pas pesë muajsh mungesë.

Rikthimi i tyre është përcjellur edhe me debat në mes deputetëve.

Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”.

Përpos kësaj, Haki Abazi i është drejtuar Hoxhës duke i thënë se “A po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.

Ndryshe deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, kur nëntë nga deputetët e mëhershëm ishin dorëhequr.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit./