Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar lidhur me procesin e dialogut në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Bislimi është shprehur se ka pesë kritere mbi të cilat nuk do të zbatohet Asociacioni për çka tha se ka dakordim të plotë në Bruksel.
“A kërkon ky draft a sugjeron dhe parasheh një shtresë të re të qeverisjes, në rast se parasheh këtë atëherë nuk konsiderohet si i pranueshëm për diskutime shtesë.2. A nënkupton të drejta kolektive, nëse parasheh këtë e merr epitetin e një drafti të papranueshëm.3.Në ç’masë është në harmoni me marrëveshjet e dakorduara më 2013 dhe 2015.4.Në ç’masë është në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.5.Në ç’masë është në harmoni me letrën që Mogherini i ka dërguar Qeverisë së Kosovës ku tregon se cfarë kompetencash mund të ketë apo jo Asociacioni” tha Bislimi.
Më tutje, zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këto pesë kritere janë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica.
Theksojmë se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.